Vizitë e Delegacionit të bizneseve gjermane në qendrën tonë

🇩🇪🇽🇰

Ne patëm kënaqësin të mirëpresim në qendrën tonë një delegacion të bizneseve gjermane, të kryesuar nga perfaqësuesi i Odës së Zejatrëve të Republikës Gjermane në Thüringen.

Qëllimi i vizitës ishte që kandidatëve tanë t’u jepej mundësia të shkëmbejnë ide dhe të tregojnë për përvojat e tyre në profesionin që ushtrojnë.

Disa prej tyre paten fatin të nënshkruajnë kontratën e tyre të punës.

Gjatë qëndrimit të tyre në Prizren vizituam edhe kryetarin e komunës z. Shaqir Totaj, SH.M.L.T. „11 Marsi“ dhe IAAP „Skënder Luarasi“ në Suharekë.

Delegacioni ka shprehur interes për bashkëpunimin potencial në fushën e arsimit dhe industrisë.

Share This
Scroll to Top