Kurset

Me kurset tona të gjuhës, të orientuara enkas për personel të përkujdesjes mjekësore, synojmë mësimin e gjuhës gjermane. Me ndihmën e strukturës komunikuese të mësimdhënies, ne ofrojmë kurse që shtrihen nga niveli fillestar e deri në kurset përgatitore për certifikatën B2 të Goethe-Institutit. Katër aftësitë  themelore gjuhësore, dëgjimi, leximi, shkrimi dhe të folurit, janë në fokus të kursit të gjuhës, i cili zhvillohet në grupe të vogla me një mesatare prej 8 dhe maksimumi 16 pjesëmarrës. 

Objektivat dhe përmbajtja e kurseve tona bazohet në Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (GER) dhe ligjërohet nga mësues të kualifikuar të gjuhës gjermane, të cilët karakterizohen nga përvoja dhe vullneti në mësimdhënie. Materiali mësimor i ofruar bazohet në librat e kurseve dhe librat e punës të shtëpisë botuese Hueber. 

Kurset e ofruara nga GNA

Kurs intensiv i gjuhës gjermane Kursi i mëngjesit
E Hënë – E Premte
08:30  – 12:00
Kursi i mesditës
E Hënë – E Premte
12:30 – 16:00
Kursi i mbrëmjes
E Hënë – E Premte
16:30 – 20:00
Lloji i kursit  Njësi mësimore (UE)  UE në javë  Kohëzgjatja e kursit 
A1  160  20  8 javë 
A2  160  20  8 javë 
B1  180  20  9 javë 
B2.1  160  20  8 javë 
B2.2  160  20  8 javë 

Nga kjo mund të konkludohet se, nëse filloni me A1 dhe i llogarisni edhe periudhat e pushimeve, atëherë ju duhet rreth 1 vit për të kaluar testin e gjuhës B2. 

Nëse filloni nga niveli A2, atëherë ju duhen rreth 10 muaj.