Rreth nesh

GNA

„German Nursing Academy sh.p.k.“

është një platformë shkollimi dhe trajnimi me përvojë shumë vjeçare në bashkëpunim ndërkombëtar, ka një rrjet efektiv me institucione dhe administrata dhe i ka vendosur vetes detyrën e parandalimit të qëndrueshëm të mungesës së punëtorëve të kualifikuar në Gjermani.

Prapavija

Efektet e ndryshimeve demografike në kërkesën për përkujdesje mjekësore dhe situata e personelit në sektorin e kujdesit shëndetësor në Gjermani, kanë si pasojë një mungesë të ndjeshme, jo vetëm për vitet e ardhshme, po edhe në ditët e sotme. Deri në vitin 2035 do të nevojiten mbi 500.000  punëtorë të kualifikuar në sistemin shëndetësor.

Për ta zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme mungesën mbarëkombëtare të punëtorëve të kualifikuar në shëndetësi, përkujdesje mjekësore dhe infermieri pediatrike, është i nevojshëm një rekrutim masiv i punëtorëve të kualifikuar nga vendet e huaja.

Gate to Germany

Filloni hapat e parë me ne drejt të ardhmes tuaj të re. Gëzoni përkrahjen dhe mbështetjen tonë, serioze dhe pa burokraci të tepruar, në rrugën drejt suksesit! Ne jemi në gjendje të ju ndërmjetësojmë një vend interesant dhe të sigurtë pune si infermiere në Gjermani, dhe ju garantojmë punësim të përhershëm me një pagesë atraktive, te një punëdhënës në Gjermani.