Afatet
Afatet kohore për një angazhim si infermiere e kualifikuar
Nëse janë përmbushur të gjitha kushtet paraprake, varësisht nga numri i të interesuarve, mund të llogarisim me këto afate optimale kohore:
- Marrja e Certifikatës së gjuhës B1 pas rreth 9 muajve, B2 pas 12 muajve (varësisht nga njohuritë paraprake)
- Fillimi i përshtatjes profesionale apo testimi i njohurive – Kenntnisprüfung – (si infermiere), pas rreth 12 muajve
- Angazhimi si një infermiere e kualifikuar në Gjermani pas rreth 12 muajve me testin e përfunduar të njohurive, gjegjësisht pas rreth 20 muajve me pjesëmarrje në një kurs trajnimi për adaptim
Për ndihmësit e infermierisë nevojitet në parim një Certifikatë e gjuhës B1. Angazhimi në Gjermani është i realizueshëm pas 9 muajve.
Tarifat
Për infermierë dhe teknik medicinal, të cilët synojnë të punojnë në Gjermani, GNA ofron kurse falas duke përfshirë edhe shërbime të ndryshme përcjellëse, si psh.:
- Përgatitja e dokumenteve të aplikimit individual të orientuar drejt intervistave përzgjedhëse
- Prezantimi i punëdhënësve të përshtatshëm, të cilët garantojnë një kontratë pune sipas ligjit gjerman të punës, e cila (nëse është e nevojshme) garanton periudhën e përshtatjes të aprovuar nga shteti, sigurimin e akomodimit të duhur
- Aplikimi dhe monitorimi i procedurës për njohjen e kualifikimit profesional në institucionin përgjegjës shtetëror në Gjermani
- Koordinimi i procedurës së vizave në ambasadën gjermane
- Ofrimi i informacioneve të dobishme dhe rekomandimeve përkrahëse për angazhimin tuaj në Gjermani
Fitimi i mundshëm
Fitimi i mundshëm
- së paku 2.500,- €/muaj (bruto) gjatë përshtatjes profesionale si ndihmës infermier (rreth 1.800,- € neto)
- së paku 3.100,- €/muaj (bruto) pas njohjes profesionale si infermiere e kualifikuar (rreth 2.200,- € neto)