Kurset

Me kurset tona të gjuhës, të orientuara enkas për personel të përkujdesjes mjekësore, synojmë mësimin e gjuhës gjermane. Me ndihmën e strukturës komunikuese të mësimdhënies, ne ofrojmë kurse që shtrihen nga niveli fillestar e deri në kurset përgatitore për certifikatën B1 . Katër aftësitë  themelore gjuhësore, dëgjimi, leximi, shkrimi dhe të folurit, janë në fokus të kursit të gjuhës, i cili zhvillohet në grupe të vogla me një mesatare prej 8 dhe maksimumi 16 pjesëmarrës.

Objektivat dhe përmbajtja e kurseve tona bazohet në Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (GER) dhe ligjërohet nga mësues të kualifikuar të gjuhës gjermane, të cilët karakterizohen nga përvoja dhe vullneti në mësimdhënie. Materiali mësimor i ofruar bazohet në librat e kurseve dhe librat e punës të shtëpisë botuese Hueber.

Kurset e ofruara nga GNA

Grupet e kurseve aktuale që mbahen në qendrën tonë në Prizren.
Kurset mbahen në orare intensive, çdo ditë nga tri orë mësimore.

A1 

A2 

B1 

Lloji i kursit  Njësi mësimore (UE)  Orë në javë  Kohëzgjatja e kursit 
A1  150 15 10 javë
A2  150 15 10 javë
B1  180 15 12 javë

Nga kjo mund të konkludohet se, nëse filloni me A1 dhe i llogarisni edhe periudhat e pushimeve, atëherë ju duhet rreth 1 vit për të kaluar testin e gjuhës B1.

Share This
Scroll to Top