Pyetje: Ti ke diplomuar në shkollën e mesme teknike “11 Marsi” në Prizren dhe me sukses ke marr diplomën si automekanik. Çfarë të nxiti ty më pas që të shkosh në Gjermani? Ky ka qenë gjithmonë qëllimi yt?
Dren Gashi: Në faktë kam dashur punën time të bëj në Kosovë. Por për shkak të pasigurisë në vendin tim kam vendosur të vij në Gjermani, këtu ka mjaft punë intersante, mund të fitosh mirë si dhe ke një prespektiv afatgjate dhe të sigurtë.
Pyetje: Siç e dini, nuk është qa e lehtë të marrësh një ofertë të sigurtë dhe serioze në Gjermani. Si e ke bërë ti atë dhe je i kënaqur me vendimin tënd?
Dren Gashi: Kam pasur shumë fat , që kam marrë pjesë në një Pilotprojekt të shkollës tonë profesionale me shkollën e gjuhës GNA në Prizren. Në të njejtën kohë unë u përgatita në mënyrë optimale për certifikatën e gjuhës gjermane. Më pas GNA gjeti një firmë të përshtatshme për mua në Atomobilservis Langenlonsheim GmbH pa pagesë, e cila ishte e gatshme, të më punësonte në kuadrin e Aktit Gjerman të punëtortorëve të kualifikuar dhe tani ka zbatuar procesin e njohjes profesionale për mua. Kjo është një mundësi unike dhe unë jam shumë i lumtur, që kam pranë një agjenci kaq profesionale.
Pyetje: Ti je tashmë që 6 javë në Gjermani. Si të pritën këtu dhe si po të duket ty në punë?
Dren Gashi: Mund të them më pritën krahëhapur. Së bashku me 3 kolegë të tjerë nga Prizreni kam marr një banesë të këndshme, ku mund të ndihem vërtetë si në shtëpinë time. Kolegët gjerman dhe drejtuesit e kompanisë më ndihmojnë shumë, në mënyrë që sfidat e reja në punë të mos jenë të vështira për mua.
Pyetje: Ti e ke lënë familjen në vendlindje. Nga këndvështrimi i sotëm a do të dëshironit ta hidhnit sërish atë hap?
Dren Gashi: Viza ime, rregullorja gjermane e punës dhe paga e mirë, më lejojnë mua të kthehem në vendlindje disa herë në vit. Sigurisht që nuk ishte një hap i lehtë, por pas eksperiencave të shumta positive do ta bëja sërish në çdo moment. Deri më tani nuk jam penduar për asgjë, dhe mund vetëm që ti rekomandoj këdo që dëshiron të ndjekë një rrugë të ngjshme, duke pasur në krahë një partner si GNA.
Në foto shihen Dren Gashi në servis të automjeteve dhe drejtori i GNA-së Karl B. Gerster.
Intervista është realizuar nga një gazetar i pavarur si pjesë e vlerësimit të pilotprojektit të përbashkët me shkollën teknike profesionale. “11Marsi” dhe drejtuar nga GNA