Për t’i mundësuar një karrierë në Gjermani për maturantët e shkollës profesionale “ 11 Marsi ” në Prizren, GNA në vitin 2020 filloi një pilot projekt. Nga 19 pjesëmarrësit, të cilëve ne ishim në gjendje t’u jepnim jo vetëm aftësitë e nevojshme gjuhësore, por edhe punë atraktive, tani më, të parët prej tyre kanë mbërritur në Gjermani.Kompania Eppard Haustechnik është shumë e kënaqur që i ofrojë mundësi punësimi tre kandidatëve “mekanikë të sistemit për ngrohje, ventilim, sanitar”. Hamza FETAHI si partner dhe Karl B. GERSTER si drejtor i GNA’së i përgëzojnë ngrohtësisht për këtë ndërmjetësim të suksesshëm në kuadër të “ligjit të emigracionit të punëtorëve të kualifikuar gjermanë”.I urojmë kandidatëve tanë Arben Berisha, Leonit Gërdellaj dhe Qlirim Asllani suksese të vazhdueshme!