Kërkohen specialistë të kualifikuar për gastronomi eventesh në Gjermani

Kërkohen specialistë të kualifikuar për gastronomi eventesh në Gjermani!

Që nga 1 Prilli 2022, GNA kërkon 3 kuzhinierë dhe 2 specialistë restorantesh për punësim të plotë për zinxhirin e restoranteve “Hans-im-Glück” në Gjermaninë jugperëndimore.Pas një periudhe prove të suksesshme, ofrohen kontrata pune të përhershme me 40 orë në javë.

Pagat fillestare bruto janë 2,300 € për kuzhinierët dhe 2,000 € për personelin e shërbimit.
Punëdhënësi është përgjegjës për procesin e njohjes profesionale, përgatit procesin e vizave dhe kujdeset për strehimin e përshtatshëm.Parakushtet janë diploma e shkollës profesionale 3-vjeçare dhe certifikata e gjuhës gjermane e nivelit A2 që mund të njihet nga ambasada gjermane. Përvoja në industrinë e hotelerisë është një avantazh.
Të interesuarit mund të aplikojnë në Email në: k. [email protected].
Për më shumë informacion jeni të mirëpritur të na vizitoni pranë ambienteve të qendrës tonë në Prizren apo të na kontaktoni në numrin 048 482 969

Share This
Scroll to Top