Afatet
Afatet kohore për një angazhim si infermiere e kualifikuar

Nëse janë përmbushur të gjitha kushtet paraprake, varësisht nga numri i të interesuarve, mund të llogarisim me këto afate optimale kohore:

  • Marrja e Certifikatës së gjuhës B1 pas rreth 9 muajve, B2 pas 12 muajve (varësisht nga njohuritë paraprake)
  • Fillimi i përshtatjes profesionale apo testimi i njohurive – Kenntnisprüfung – (si infermiere), pas rreth 12 muajve
  • Angazhimi si një infermiere e kualifikuar në Gjermani pas rreth 12 muajve me testin e përfunduar të njohurive, gjegjësisht pas rreth 20 muajve me pjesëmarrje në një kurs trajnimi për adaptim

Për ndihmësit e infermierisë nevojitet në parim një Certifikatë e gjuhës B1. Angazhimi në Gjermani është i realizueshëm pas 9 muajve.

Tarifat

Për infermierë dhe teknik medicinal, të cilët synojnë të punojnë në Gjermani, GNA ofron kurse falas duke përfshirë edhe shërbime të ndryshme përcjellëse, si psh.:

  • Përgatitja e dokumenteve të aplikimit individual të orientuar drejt intervistave përzgjedhëse
  • Prezantimi i punëdhënësve të përshtatshëm, të cilët garantojnë një kontratë pune sipas ligjit gjerman të punës, e cila (nëse është e nevojshme) garanton periudhën e përshtatjes të aprovuar nga shteti, sigurimin e akomodimit të duhur 
  • Aplikimi dhe monitorimi i procedurës për njohjen e kualifikimit profesional në institucionin përgjegjës shtetëror në Gjermani
  • Koordinimi i procedurës së vizave në ambasadën gjermane
  • Ofrimi i informacioneve të dobishme dhe rekomandimeve përkrahëse për angazhimin tuaj në Gjermani
Fitimi i mundshëm

Fitimi i mundshëm

  • së paku 2.500,- €/muaj (bruto) gjatë përshtatjes profesionale si ndihmës infermier (rreth 1.800,- € neto)
  • së paku 3.100,- €/muaj (bruto) pas njohjes profesionale si infermiere e kualifikuar (rreth 2.200,- € neto)
Share This
Scroll to Top