Kurset
Me kurset tona të gjuhës, të orientuara enkas për personel të përkujdesjes mjekësore, synojmë mësimin e gjuhës gjermane. Me ndihmën e strukturës komunikuese të mësimdhënies, ne ofrojmë kurse që shtrihen nga niveli fillestar e deri në kurset përgatitore për certifikatën B1 . Katër aftësitë themelore gjuhësore, dëgjimi, leximi, shkrimi dhe të folurit, janë në fokus të kursit të gjuhës, i cili zhvillohet në grupe të vogla me një mesatare prej 8 dhe maksimumi 16 pjesëmarrës.
Objektivat dhe përmbajtja e kurseve tona bazohet në Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (GER) dhe ligjërohet nga mësues të kualifikuar të gjuhës gjermane, të cilët karakterizohen nga përvoja dhe vullneti në mësimdhënie. Materiali mësimor i ofruar bazohet në librat e kurseve dhe librat e punës të shtëpisë botuese Hueber.
Kurset e ofruara nga GNA
Grupet e kurseve aktuale që mbahen në qendrën tonë në Prizren. Kurset mbahen në orare intensive, çdo ditë nga tri orë mësimore. |
A1 |
A2 |
B1 |
Lloji i kursit | Njësi mësimore (UE) | Orë në javë | Kohëzgjatja e kursit |
A1 | 150 | 15 | 10 javë |
A2 | 150 | 15 | 10 javë |
B1 | 180 | 15 | 12 javë |
Nga kjo mund të konkludohet se, nëse filloni me A1 dhe i llogarisni edhe periudhat e pushimeve, atëherë ju duhet rreth 1 vit për të kaluar testin e gjuhës B1.