Tarifat

Për infermierë dhe teknikë medicinalë, të cilët synojnë të punojnë në Gjermani, GNA ofron kurse falas duke përfshirë edhe shërbime të ndryshme përcjellëse, si psh.:

  • Përgatitja e dokumenteve të aplikimit individual të orientuar drejt intervistave përzgjedhëse
  • Prezantimi i punëdhënësve të përshtatshëm, të cilët garantojnë një kontratë pune sipas ligjit gjerman të punës, e cila (nëse është e nevojshme) garanton periudhën e përshtatjes të aprovuar nga shteti, sigurimin e akomodimit të duhur dhe pagimin e shpenzimeve të udhëtimit në vendin e punës
  • Aplikimi dhe monitorimi i procedurës për njohjen e kualifikimit profesional në institucionin përgjegjës shtetëror në Gjermani
  • Koordinimi i procedurës së vizave në ambasadën gjermane
  • Ofrimi i informacioneve të dobishme dhe rekomandimeve përkrahëse për angazhimin tuaj në Gjermani