Shërbimet

Gjermania ka nevojë për infermierë të kualifikuar!

Nëse Ju

  • keni mbaruar trajnimin si infermiere apo jeni afër përfundimit të provimeve përfundimtare, dhe keni edhe përvojë profesionale
  • tanimë i keni bazat themelore të njohjes së gjuhës gjermane
  • jeni të hapur ndaj një kulture dhe mentaliteti larg atdheut
  • keni ambicie për t’u përballur me një sfidë (të re) profesionale, e cila ju ofron mundësi të mira fitimi dhe perspektivë për të ardhmen tuaj

atëherë, „German Nursing Academy“ është pikërisht rruga e duhur!

Për këtë, ne

  • e paracaktojmë aftësinë tuaj gjuhësore në teste paraprake
  • e  organizojmë përgatitjen tuaj gjuhësore për Certifikatën B1, gjegjësisht B2
  • i përgatisim me ju dokumentet individuale e të orientuara drejt qëllimit për intervistat përzgjedhëse
  • ju ndërmjetësojmë një punëdhënës të përshtatshëm, në veçanti nga Shoqata Federale e Ofruesve Privatë të Shërbimeve Sociale (bpa) si dhe Landeskrankenhaus Rheinhessen-Fachklinik Alzey (rfk), me kontratë pune sipas ligjit gjerman të punës, i cili (nëse është e nevojshme) përmban periudhën profesionale të përshtatjes, të njohur ndërkombëtarisht, sigurimin e një akomodimi adekuat si dhe pagesën e shpenzimeve të rrugës për në në vendin e punës
  • aplikojmë dhe shoqërojmë procedurën për njohjen e kualifikimit tuaj profesional, me institucionet përkatëse të vendit në Gjermani
  • e koordinojmë së bashku procedurën e marrjes së vizës në Ambasadën Gjermane
  • ju përgatisim me informacione të duhura dhe rekomandime të dobishme për punën në Gjermani dhe të drejtat tuaja administrative