Afatet

Afatet kohore për një angazhim si infermiere e kualifikuar

Nëse janë përmbushur të gjitha kushtet paraprake, varësisht nga numri i të interesuarve, mund të llogarisim me këto afate optimale kohore:

  • Marrja e Certifikatës së gjuhës B1 pas rreth 6 muajve, B2 pas 10 muajve (varësisht nga njohuritë paraprake)
  • Fillimi i përshtatjes profesionale apo testimi i njohurive – Kenntnisprüfung – (si infermiere), pas rreth 12 muajve
  • Angazhimi si një infermiere e kualifikuar në Gjermani pas rreth 12 muajve me testin e përfunduar të njohurive, gjegjësisht pas rreth 20 muajve me pjesëmarrje në një kurs trajnimi për adaptim

Për ndihmësit e infermierisë nevojitet në parim një Certifikatë e gjuhës B1. Angazhimi në Gjermani është i realizueshëm pas 9 muajve.